Kryeministri Kurti shfaqet në Londër, ka takuar Ministrin e Jashtëm Britanik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin e jashtëm të Britanisë, James Cleverly.
Këtë e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Britani, Ilir Kapiti. Ai tha se ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
“Marrëdhëniet e forta dhe unike mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës u rikonfirmuan edhe një herë”, ka shkruar ai në Twitter.
Fraksion.com