Life StyleTë fundit

Iva Tiço flet për planet për dasmë: ’30 të ftuar, jashtë Shqipërisë’

Gazetarja Iva Tiço zbuloi pak kohë më parë se i ka thënë ‘Po’ partnerit të saj. Por, kur do ndodhë dasma?

E ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë”, ajo ka folur mbi planet duke zbuluar se asaj i pëlqen që të bëjë një dasmë intime me shumë pak veta dhe jashtë Shqipërisë.

“Unë dua në dasmë me shumë pak veta. Më duket më e thjeshtë për ta bërë me shumë pak veta. Kishim një listë të kufizuar që të ikim jashtë dhe të vinë vetëm një dorë njerëzish. Listën e kam bërë dhe nuk kam provuar asnjë fustan. Unë kam në kokë një dasmë me jo më shumë se 30 veta. Ishte 20 dhe pastaj bëra një listë me 30. Nuk kemi asnjë datë të përcaktuar sepse po të kisha një datë të përcaktuar do të kisha provuar fustanin. Familjet e të dyve janë të krye të listës, familja Peza dhe pastaj të tjerët.”– tha Iva.

E pyetur nga moderatori nëse dasma do jetë në 2024, ajo u shpreh se dasmën mund ta bëjnë brenda vitit 2023.

“Mund të jetë edhe brenda këtij 2023 por më duhet që të heq nja 2 kile”, u shpreh Iva.

 

Fraksion.com