Ish-gjenerali britanik paralajmëron sulme të ”Wagner”-it nga Bjellorusia
Një ish-gjeneral i ushtrisë britanike ka paralajmëruar për një sulm të mundshëm në Ukrainë nga Bjellorusia nga luftëtarët ”Wagner” nëse një numër i madh mercenarësh ndjekin liderin e tyre Jevgeni Prigozhin në mërgim.
“Fakti që ai ka shkuar në Bjellorusi është një çështje shqetësimi”, tha ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Richard Dannatt për ”Sky News” të dielën, një ditë pasi Prigozhin anuloi rebelimin jetëshkurtër të ”Wagner”-it kundër autoriteteve ruse.
”Eshtë ende e paqartë se sa nga luftëtarët e Prigozhin do ta ndiqnin atë në vendin fqinj aleat me Rusinë”, tha Dannatt për komponentin e armatosur të kompanisë ushtarake private, e cila vlerësohet në rreth 25 000 persona.
”Nëse ai ka mbajtur një forcë efektive luftarake rreth tij, atëherë ai paraqet përsëri një kërcënim për krahun ukrainas më afër Kievit”, ku lufta filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar”, tha Dannatt.
Ishte shumë e mundur që Rusia mund të përdorte grupin ”Wagner” për të provuar të merrte përsëri Kievin pas rebelimit kalimtar që përfundoi me pranimin e Prigozhin për të shpërshkallëzuar situatë dhe për t’u zhvendosur në Bjellorusi.
Fraksion.com