AktualitetTë fundit

Bien teoritë e çantës dhe stilolapsit, Alma K. e futi kamerën në …

Pas ngjarjes u tha se Alma K. e kishte fshehur kamerën, që fundosi Safet Gjicin në çantën e saj, teksa më pas është raportuar se pajisja përgjuese ndodhej brenda një stilolapsi të vendosur në çantën e saj, por duket se edhe ky version ka rënë.

Sipas dosjes hetimore, kamera me të cilën Alma K. ka filmuar aktin e saj me Safet Gjicin, ka qenë e instaluar në një gotë kartoni, në të cilën ajo kishte futur pije freskuese. Kjo ka qenë mënyra e vetme, me të cilën 40-vjeçarja ka arritur të filtrojë deri në zyrën e Safet Gjicit.

Gjithashtu, theksohet se Safet Gjici tregohej vazhdimisht i kujdesshëm mbi sendet që merrnin me vete njerëzit, që hynin në zyrën e tij, për shkak se biznesmeni dhe politikani i ruhej shumë një ngjarjeje të tillë apo përgjimit të bisedave, që kryente në zyrë.

Alma K. i ishte kërkuar që të hynte në zyrë pa celular dhe pa çelësa makine. Edhe gota që ajo mbante në dorë, duket që e tërheq vëmendjen e Gjicit në një moment, me kryebashkiakun, që i thotë se po lëviz gjithnjë me atë në dorë. Alma i përgjigjet: “Hë se do e heq se rrugë e gjatë”.

 

Fraksion.com