Shpëtohen me helikopter 2 turistë të bllokuar në malin e Jezercës
Dy turistë të huaj, që kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, janë ndihmuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili njoftoi se efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq.
“Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Peleshi.
Fraksion.com