AktualitetTë fundit

Përmbytjet në Pejë, Peleshi telefonon kryetarin e komunës: Të gatshëm të ofrojmë ndihmë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ka shprehur ngushëllime familjes në Pejë për humbjen e dy jetëve, si pasojë e motit të keq.

Peleshi bën tĕ ditur në një postim në rrjetet sociale se: “komunikova me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muxhaheri, të cilit edhe në emër të Kryeministrit i shpreha ngushëllimet dhe gatishmërinë për mbështetje në çdo kohë që banorët e Pejës dhe Kosovës të kenë nevojë”.

“Pranë vëllezërve tanë në këtë ditë të vështirë”, shtoi ministri.

 

Fraksion.com