AktualitetPolitikëTë fundit

“Rrezikohet përplasje fatale e armatosur, do të ishte katastrofë!”, Rama: Lironi policët, s’ka përparim në dialog

Kryeministri Edi Rama, ka ripërsëritur apelin për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe.

Rama u shpreh se nëse nuk kthehen në shtëpi 3 policët nuk mund të ketë përparim të dialogut mes dy vendeve.

“Policët mbahen në burg në Serbi, nuk ka përparim në dialog pa kthimin e tyre në shtëpi. Nuk mund të ketë normalitet as në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Serbisë për sa kohë Serbia nuk i hep fund heqjes së lirisë së tre policëve, kur ata nuk kanë kryer asnjë krim. Dhe nëse e kanë kaluar kufirin sikur ta marrin të mirqenë njerëzit arrestohen , pyeten dhe kthehen pas. Mbajtja e tyre në burg e pajustifikueshme dhe e papranueshme. përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pa asnjë të drejtë të 3 policëve të një shteti tjetër duke ngritur zërin, por arrestimin e një personi tjetër, nuk i përgjigjen në mënyrë simetrike shkeljeve të të drejtave të bashkëkombase të një shteti tjetër. Duhet bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, EULEX, KFOR dhe aty ku është origjina e kësaj problematike”, tha Rama.

Gjithashtu Rama paralajmëroi se klima e tensionit po rritet me orë “duke rrezikuar seriozisht një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në Veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë, çka do të ishte një katastrofë në mes të së cilës do të përfshihej paevitueshmërisht KFOR-i”.

 

 

Ai informoi gjithashtu se iu ka dërguar një letër të dytë Presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, për dijeni edhe Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re që plani franko-gjerman të zbatohet me doemos.

“Unë sot e përsëris edhe me zë dhe me figurë apelin për lirimin e menjëhershëm pa kushte, pa nëse të tre efektivëve të Policisë së Kosovës, jo vetëm sepse është shkelje e të drejtave të njeriut që nuk mund të minimizohet në asnjë mënyrë, por sepse pa u kthyer në shtëpi ata tre burra nuk ka asnjë hapësirë për të lëvizur me planin e deeskalimit.

Nga ana tjetër dua t’ju informoj se pardje i kam nisur një letër të dytë, pas asaj të draftstatutit Presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, për dijeni edhe Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re, konkrete të Francës dhe Gjermanisë si kumbarët e planit franko-gjerman natyrisht me mbështetjen e SHBA-ve që plani franko-gjerman të zbatohet me doemos.

Në kushtet kur degradimi i situatës në Veri si rezultat i përplasjes së vazhdueshme të politikave të brendshme të dy udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë po e rrit me orë klimën e tensionit, duke rrezikuar seriozisht një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në Veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë, çka do të ishte një katastrofë në mes të së cilës do të përfshihej paevitueshmërisht KFOR-i. Përplasje e cila dhe sikur 3 orë të zgjaste do të rezultonte fatale dhe për të gjithë çka është bërë në këto vite, përpjekje, nisma, ndërveprime në Ballkanin Perëndimor nën ombrellën e procesit historik të Berlinit”, deklaroi Rama.

 

Fraksion.com