Publikohen për herë të parë pamjet nga dasma madhështore e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt
Moderatorja e famshme, Arbana Osmani publikoi për herë të parë foto nga dasma madhështore.
Moderatorja dhe partneri i saj regjisori Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni në Toskana të Italisë një javë më parë.
Ata zgjodhën që të mos publikohej asnjë foto nga dasma nga të ftuarit, ndërsa sot zgjodhën që të shuanin kureshtjen e të gjithëve.
“Bashkë ne të dy” Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi. Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:) Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private. Faleminderit Zotit për gjithçka Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë”, shkruan Arbana në Instagram krahas fotos.
Fraksion.com