Life StyleTë fundit

Moment emocionues, ndodh propozim për martesë në koncertin e Elvana Gjatës

Elvana Gjata mbajti mbrëmjen e djeshme një koncert madhështor në stadiumin Air Albania në Tiranë. Koncerti recital “Dekada” mblodhi në stadium mijëra njerëz teksa Elvana krijoi një super atmosferë.

Një moment tjetër magjik i kësaj mbrëmje ishte propozimi që dikush i bëri për martesë partneres në koncert. Të gjithë, së bashku me Elvanën, filluan të duartrokisnin teksa dyshja shkëmbenin një puthje plot dashuri.

Kujtojmë se në skenë janë ngjitur Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Yll Limani, Bardhi dhe Gimmi O. Në koncert ishte edhe fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni. Gjithashtu pjesë e koncertit ishte edhe motra e këngëtares, Migena Gjata e cila është soprano.

 

Fraksion.com