AktualitetLife StyleTë fundit

“Mi jep lekë në dorë se jam…”, Mikela poston mesazhet me Efin, zbulon çfarë dhurate i bëri…..

Pak ditë më parë, Mikela Pupa festoi 28-vjetorin e lindjes. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” e njëkohësisht dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, vendosi që ditëlindjen t’a festonte në bregdet me njerëzit e saj më të afërt.

Nga kjo festë nuk u publikua asnjë foto apo video në rrjetet sociale, pasi ajo kishte zgjedhur që t’a mbante sa më private, por ka thënë se e ka shijuar shumë.

Ndërkohë gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj, Mikela është pyetur se çfarë dhuratash ka marrë. Madje dikush e ka pyetur se çfarë i ka blerë shoqja e saj, Efi Dhedhes.

Mikela është përgjigjur duke treguar një bisedë me Efin, e cila e pyet se çfarë do donte që t’i blinte, në mënyrë që të mos i merrte një gjë që ajo se ka qejf.

“Mi jep lekë në dorë se jam...”/ Poston mesazhet me

Teksa i ka nisur disa ‘voice’, Mikela më pas i është përgjigjur duke qeshur: “Mi jep lekë në dorë motër se jam gropë”.

Ndërkohë bashkëngjitur me këtë bisedë, Pupa shkruan:

“Sa shumë sms ca më mori Efi për ditëlindje. Cash ahahahaha”.

 

Fraksion.com