AktualitetTë fundit

Me not nga Italia, ndërpreu sfidën pas problemeve shëndetësore, Eva Buzo përfundon në spital me hipotermi

Avokatja shqiptare që jeton në Australi Eva Buzo është shtruar në spitalin e Vlorës për shkak të problemeve shëndetësore që e detyruan të ndërpresë sfidën e nisur prej mëngjesit të djeshëm.

Raportohet se  ajo është vendosur në terapi intensive menjëherë, teksa sipas mjekëve ka hipotermi për shkak të qëndrimit në ujë.

Avokatja u nis mëngjesin e djeshëm nga Otranto, Itali për të mbërritur me not në Vlorë, por pas rreth 27 orësh në det u detyrua të ndërpresë sfidën 10 milje nga Karaburuni.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Fraksion.com