AktualitetTë fundit

I hapi kokën dhe ia la trurin jashtë për një muaj, Kita Sallabanda kujton fjalët prekëse të pacientes: Kush do të më çojë në altar, ti apo babai im?

Në punën e tij si neurokirug, mjeku i njohur shqiptar Kita Sallabanda ka kryer operacione të vështira, sfiduese deri në kufijtë e së pamundurës. Teksa gjatë një interviste për mediat erdhi momenti për të rrëfyer një prej këtyre ndërhyrjeve, në ekran u shfaqën dy foto. Në një prej tyre mjeku ndodhet përkrah një vajze me një qepje në kokë,  e cila buzëqesh.

Kita Sallabanda: E shikoni këtë vajzën? Kjo vajza është një studente amerikane që ishte në Madrid dhe një natë e godet një makinë, vjen me një traumë, në koma.  Në aksident. Unë i bëj një operacion, po të shikoni kokën, i hap të gjithë kokën, e lë me trurin gati përjashta, e mbaj një muaj kështu derisa ulet edema e trurit dhe përsëri ia vë të dy pjesët e kokës.

Ky ishte një operacion që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk bëhej dhe unë ia bëra me shumë vështirësi në Spanjë sepse ishte hera e parë që realizohej ky tip ndërhyrjeje, të paktën në Spanjë dhe në Amerikë nuk bëheshin. Kjo vajza, përpara se të dilte nga spitali, më thotë shumë bukur “doktor, dua që të jesh babai im i dytë” dhe nuk më thërret “doktor”, më thërret “baba”.

Ndërkohë, mjeku tregon edhe historinë e fotos përkrah.

Kjo është pas 5 viteve, isha vitin e kaluar në Çikago,kjo goca është nga Çikago, më fton në Çikago, jam me familjen e saj dhe më tha një fjalë që më emocionoi shumë, tha “nuk e di se kush do të më çojë në altar, ti apo babai im”, më thotë “baba”.

 

Fraksion.com