AktualitetTë fundit

Do kalonte ‘Kanalin e Otrantos’ me not, pas 27 orësh në det të hapur shqiptarja Eva Buzo shfaq problemet e para

Shqiptarja e parë e cila ka tentuar të shënoj rekordin historik në not nga Italia në Shqipëri, Eva Buzo ka shfaqur problemet e para shëndetësore.

Teksa aktualisht shënon rreth 27 orë në det të hapur, Eva Buzo mësohet se ka probleme në të folur. Madje nuk mund të flasë pasi gjuha i është enjtur nga kripa e tepërt në pjesën e gojës.

Aktualisht Buzo ndodhet disa milje larg Karaburunit në det të hapur dhe ekipi që e shoqëron është duke monitoruar gjendjen e saj.

Gjatë rrugëtimit me not që mendohet të zgjasë 35 deri në 40 orë, Eva do të ndiqet nga 2 trajnerë që do të hipin me radhë në një kajak. Një varkë e shpejtë do të jetë për asistencë logjistike.

Eva është një avokate e zonja në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children.

 

Fraksion.com