“Urdhri u dha nga…”, Dule akuza Ramës për arrestimin e Fredi Belerit: Po i privohet e drejta kushtetuese
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule nga foltorja e Kuvendit ngriti shqetësimin e arrestimin e Fredi Belerit, që pas hekurave u shpall dhe kryebashkiak i Himarës.
Dule tha se ‘rrëmbimi’ i Belerit është orkestruar me urdhër të Ramës.
“Në vendin tonë me përjashtim të punës së përkushtuar të këtij institucioni, s’kemi pasur atë mbështetje që ne si Kuvend duhet ta kishim garantuar. Avokati i Popullit është që në destinacionin kushtetues, është një institucion opozitar ndaj qeverisë. Ne jemi në një fazë shumë të arrirë të pushteteve ku kemi shtet, qeveri, dhe një Ludovik që thotë; shteti jam unë. Në një kohë kur Luigji i XIV ishte idhull, ky i joni është turp i kombit. Një qytetar, Fredi Belerit i dhunohet në mënyrë arbitrare në çdo këndvështrim, liria. Një kryetari të zgjedhur me mandat të ratifikuar të një nga 61 bashkive të vendit, i privohet e drejta kushtetuese. Një komuniteti.
Atij të Himarës, i nëmëkëmbet e drejta klasike e sovranit. Përse? Thjesht dhe vetëm se nuk i pëlqen Ludovikut të parë të Shqipërisë Autor i pengmarrjes së zotit Beleri është Rama. Para zgjedhjeve të majit, ishte ai që dha sinjalin në takimin me himariotë, të supozuar. Ky motiv i cili ishte denigrues, intimidues, nga çdo këndvështrim, abuziv, motivi ishte Fredi Beleri. Stigmatizimi, demoniuzimi i tij me qëllimin final rrëmbimin e Bashkisë së Himarës. 30 minuta para rrëmbimit të Belerit, Rama dha urdhrin që të rrëmbehet dhe të mbahet peng.”, tha ai.
Fraksion.com