Shpërthim masiv në qendër të Parisit, përfshihen nga flakët disa ndërtesa
7 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën, pas një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur në qendër të Parisit këtë të mërkurë. Deri më tani raportohet për të paktën 16 të plagosur.
Shpërthimi, që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, ndodhi rreth orës 17:00 në një ndërtesë ngjitur me kishën Val de Grâce, në Rue Saint-Jacques. Sipas asaj që shkruan BBC, e gjithë fasada e ndërtesës ra në tokë, ndërsa disa godina u përfshinë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes ndodhen aktualisht forca të shumta policore, mjekë dhe rreth 200 zjarrfikës.
Fraksion.com