Në hetim për trafik droge e korrupsion, arrestohet ish-drejtori i Agjencisë doganore në Itali
Ish-drejtori i Agjencisë Doganore në Itali Marcello Minenna, këshilltar aktual mjedisor në Rajonin e Kalabrisë dhe ish-këshilltar i Bashkisë së Romës, u arrestua në kuadër të një hetimi nga prokuroria e Forlit dhe ndodhet në ‘arrest shtëpie’.
Po ashtu janë arrestuar edhe 2 ish-deputetë si dhe zyrtarë të prefekturës së Ravenës, raporton Ansa.
Në total ishin 34 masa paraprake! Hetimi ka të bëjë me episode të ndryshme korrupsioni dhe ka ardhur nga një hetim për trafik droge.
Fraksion.com