Miliarderë, ish-komandatë, biznesmenë dhe studentë! Këto janë 5 anëtarët që vdiqën në nëndetësen “Titan” (FOTO)
Kompania që kishte në pronësi nëndetësen e humbur, i ka shpallur të vdekur pesë pjesëtarët e ekuipazhit të “Titan”. Pesë persona ndodheshin në anijen “Titan”, e cila u zhduk të dielën, 700 kilometra larg brigjeve të Newfoundland, gjatë një eksplorimi për të parë rrënojat e Titanikut.
Roja Bregdetare e SHBA-së thotë se ata që ishin në bordin e “Titan” vdiqën në një shpërthim pas humbjes së dhomës së presionit.
Ja kush janë pesë viktimat:
Paul-Henri Nargeolet
Paul-Henri Nargeolet, 73-vjeç, ishte një ish-komandant që shërbeu në Marinën Franceze për 25 vite. Gjatë shërbimit të tij, ai u bë kapiten i grupit të zhytjes së thellë të marinës. Ai udhëhoqi disa ekspedita në vendin e Titanikut, dhe ka qenë i përfshirë në ekspedita të shumta shkencore dhe teknike në mbarë botën.
Hamish Harding
Miliarderi britanik, 58-vjeç, ishte kryetari i Action Aviation – një kompani shitjesh dhe operacionesh që ofron një sërë shërbimesh në industrinë e aviacionit të biznesit. Me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe – ku është selia e Action Aviation – Harding e përshkroi veten në mediat sociale si një eksplorues i botës.
Ai mban rekordin botëror Guinness për rrotullimin më të shpejtë të Tokës përmes Poleve të Veriut dhe Jugut me një avion – 46 orë, 40 minuta dhe 22 sekonda.
Shahzada Dawood
Biznesmeni me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Shahzada Dawood, 48-vjeç, ishte në bordin e “Titan” me djalin e tij, Suleman. Familja Dawood i përkasin një prej familjeve më të shquara të Pakistanit, firma me emër të së cilës investon në të gjithë vendin në bujqësi, industri dhe sektorin e shëndetësisë. Ai u cilësua nga miqtë si një “zotëri i madh”.
Sulejman Davudi
Studenti 19-vjeçar i universitetit ishte pasagjeri më e ri në bordin e “Titan”. Sulejman ishte një adhurues i letërsisë fantastiko-shkencore, sipas një deklarate nga Dawood Group.
Stockton Rush
Stockton Rush ishte shefi ekzekutiv dhe themeluesi i OceanGate Inc. Pasi u trajnua si pilot, ai u bë piloti më i ri i vlerësuar i transportit reaktiv në botë në moshën 19-vjeçare.
Fraksion.com