Balluku: Yuri Kim i shërbeu Shqipërisë si të ishte bijë e saj
v/kryeministrja dhe ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku përshëndeti sot ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, në përfundim të misionit të saj në vendin tonë.
Balluku u shpreh se, “në fjalën e parë si ambasadore në Tiranë, Yuri Kim tha se misioni i saj kishte tre kolona kryesore, një prej të cilave lidhej direkt me portofolin e ministrisë që unë drejtoja, zhvillimin ekonomik dhe biznesin e ngritur mbi parimin e transparencës e konkurrencës së ndershme”.
“Gjithkush në atë kohë ka menduar se ishin premtimet e radhës nga një nga ambasadoret më të rëndësishme për Shqipërinë, por askush nuk mund të besonte se ajo e kishte shumë seriozisht misionin e saj në vendin tonë dhe se do bëhej një nga personalitetet më ndikues për çdo shqiptar”, theksoi Balluku, në një postim në rrjetet sociale.
“Sot pas më shumë se tre vjetësh bashkëpunim me Yuri Kim, mund të them pa frike se unë dhe stafi im, jemi dëshmitarët e gjallë të dëshirës dhe pasionit të saj për të mbështetur e ndihmuar Shqipërinë, jemi të lumtur që patëm mundësinë të kemi në krah një grua që i shërbeu këtij vendi të vogël si të ishte bijë e tij, një grua që me këmbënguljen e saj arriti të realizonte premtimet e dhëna në atë fjalë të parë, kur gjithkush besonte se ishte një fjalë e shkruar nga këshilltarët e radhës dhe jo misioni dhe vizioni i qartë i saj”, u shpreh Balluku.
“E dashur Yuri të uroj nga zemra rrugëtim të mbarë në vazhdimësi dhe jam e sigurt që Shqipëria dhe shqiptarët kanë një vend të veçantë, përgjithmonë në zemrën tënde, ndaj jam e sigurte që kjo nuk është një lamtumirë. Shihemi së shpejti”, përfundoi postimin e saj zv/kryeministrja, Belinda Balluku.
Fraksion.com