AktualitetBota+Të fundit

Zhdukja e nëndetëses, Roja Bregdetare e SHBA: U zbuluan zhurma nënujore, por kërkimet e mëvonshme “dolën rezultate negative”

Roja Bregdetare e SHBA-së tha herët të mërkurën se një avion kanadez që ndihmonte me operacionet e kërkimit “zbuloi zhurma nënujore në zonën e kërkimit”, por kërkimet e mëvonshme “dolën rezultate negative”.

“Aeroplanët kanadezë P-3 zbuluan zhurma nënujore në zonën e kërkimit. Si rezultat, operacionet ROV u zhvendosën në një përpjekje për të eksploruar origjinën e zhurmave. Këto kërkime ROV kanë dhënë rezultate negative, por vazhdojnë,” tha Roja Bregdetare në tweeter

“Për më tepër, të dhënat nga avioni P-3 janë ndarë me ekspertët tanë të marinës amerikane për analiza të mëtejshme, të cilat do të merren parasysh në planet e ardhshme të kërkimit.”

Më herët, një memo e brendshme e qeverisë amerikane tha se ekuipazhet që kërkonin zhytësin dëgjuan përplasje në intervale prej 30 minutash dhe një aeroplan kanadez P3 gjithashtu gjeti një objekt të bardhë drejtkëndor në ujë.

Është e paqartë nëse përditësimi nga Roja Bregdetare i SHBA-së lidhet me të njëjtën ngjarje.

 

Fraksion.com