Zbulohwt skemë mashtrimi me sigurimet shoqërore, mes tyre edhe italianë
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zbuloi një skemë mashtrimi me sigurimet shoqërore.
Subjekte të ndryshme, që operojnë në sektorin fason, të lidhura me njëra-tjetrën kanë përdorur skemën e hapjes dhe mbylljes së NIPT-ve, kalimin e biznesit nga një emër në një tjetër me qëllim shmangien e pagesës së sigurimeve shoqërore për punonjësit e tyre.
Në subjektet e identifikuara nga administrata tatimore janë konstatuar individë me shtetësi shqiptare dhe italiane, që ushtrojnë aktivitete ekonomike në disa qytete të Shqipërisë, të cilët kanë transferuar aktivitetin e tyre, nga një emër në një emër tjetër si palë të lidhura, me qëllim shmangien e mundësisë së administratës tatimore për mbledhjen e detyrimeve të punonjësve të tyre.
Administrata tatimore, bën të ditur se e konsideron këtë fenomen si një nga shkeljet më të rënda që një biznes i bën shtetit dhe punëmarrësit, pasi këto biznese jo vetëm kanë shmangur detyrimet fiskale, por gjithashtu me veprimet dhe mosveprimet e tyre, nëpërmjet skemave të ngritura kanë dëmtuar edhe punonjësit e tyre, të cilëve për një kohë të caktuar nuk i kanë paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, duke i rrezikuar pensionin si dhe mbulimin e shërbimeve shëndetësore.
Fraksion. com