AktualitetPolitikëTë fundit

Yuri Kim në fjalimin e lamtumirës: Jam e lumtur që e njoha Shqipërinë!

Ambasadorja  e SHBA-së në  Shqipëri Yuri Kim mban fjalimin e lamtumirës me rastin e largimit të saj nga Shqipëria. Ajo madje ndau dhe një ndjesi personale që kishte krijuar me vendin tonë.

“SHBA do të vijojë të jetë me Shqipërinë. Ndërsa përfundoj këtë mision jam e lumtur që e njoha Shqipërinë. Aktivitete amerikane shqiptare janë trefishuar gjatë viteve të fundit. Lidhjet e biznesit vijojnë ende të rriten. Ka ende vend për përparim, pro po ndodh përparim. Mund t ju kujtohet që në tetor të 2020 shkruam memorandumin e bashkëpunimit. Në vitin 2022 nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për të mbrojtur infrastrukturën e telekomunikacionit. Investimet amerikane arritën 235 milionë dollarësh në vitin 2022, më shumë se dyfishi para pandemisë. Tregtia është rritur 2022 eksportet drejt 3 herë më të larta se më parë. Jam besimplotë se investimet do të vijojnë të rriten ndërsa Shqipëria çrrënjos korrupsionin nga gjykatat e Shqipërisë.Reforma në drejtësi është çrrënjosja e korrupsionit, Shqipëria të jetë një aleat më i fortë.”, tha ambasadorja Kim.

“Ne kemi vlerësuar partneritetin tuaj në mbështetjen  e Ukrainës dhe në përballje e pushtimit brutal të Rusisë. Anë e mbanë botës, njerëzit u frymëzuan ndërsa kanë parë që shqiptarët kanë nxjerrë jashtë rrezikut, afganët e pa mbrojtur. Një shpalosje e jashtëzakonshme të traditës shqiptare mikpritjes dhe nderit. Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri s’kanë qenë kurrë më të forta. Kemi bërë progres historike në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Vitin e kaluar përkujtuam 100-vjetoritn e marrëdhënieve diplomatike të SHBA dhe Shqipërinë.

Kemi bërë hapa të mëdhenj për partneritetin tonë. Kemi ende punë për të bërë, por shpresoj që përparimi i 3 viteve do të na inspirojë edhe më tej që të mos dorëzohemi. Kam ndryshuar në shumë mënyra në këto 3 vite. Unë do e lë Shqipërinë me respekt të thellë për historinë, traditat, këmbënguljen tuaj. Do iki me mirënjohje për dashamirësinë tuaj. Do të largohem me simpati dhe solidaritet për padurimin tuaj për një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj. Do të iki me një respekt për tokën tonë të shqiponjave.”- tha Kim.

 

Fraksion.com