Tensionet në kampin MEK, gazetarja zbulon çfarë përmbajnë kompjuterët e muxhahedinëve
Një ditë pas tensioneve që ndodhën në kampin e MEK, duket se dita e sotme është e qetë.
Pas dhjetërave të plagosur dhe një humbje jete, ende të pa konfirmuar nga autoritetet shqiptare policia ka seksuestruar disa kompjuter dhe të tjera materiale, ndërkohë që për këtë pakicë, të konsideruar refugjatë kanë pretendime të tjera.
Në një lidhje live nga kampi në Manzë, gazetarja e Top Channel është shprehur se iraninët e strehuar në Shqipëri janë shprehur se në kompjuterat e sekuestruar ka informacione të rëndësishme që nuk duhet të mësohen nga shteti Iranian.
“Në kompjuterët ka patur informacion që ata nuk duan të jetë në duar të shtetit Iranian. Ato laptopë janë gjendur dhe janë seksuestruar.”- tha gazetarja.
Fraksion.com