Rama takon themeluesin e kompanisë “CheckPoint” në Izrael, lider në Sigurinë Kibernetike
Kryeministri Edi Rama ka vizituar në Tel Aviv, Izrael, kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau momente nga takimi me themeluesin e kësaj kompanie, Gil Shwed.
“Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shwed”, theksoi Rama.
Vizita e fundit e kryeministrit Rama në Izrael ishte në tetor të vitit të kaluar, ku në fokus të takimeve me zyrtarët izraelitë ishte siguria kibernetike dhe sulmet kibernetike iraniane ndaj vendit tonë.
Fraksion.com