AktualitetPolitikëTë fundit

“MEK, organizatë terroristë”, Ministria e Jashtme e Iranit thirrje Shqipërisë: Muxhahedinët kërcënim për sigurinë tuaj, korrigjoni gabimin

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kana’ani  ka deklaruar se muxhahedinët do të jenë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë, duke i cilësuar ato si terroristë.

Ai është shprehur se kjo ka qenë edhe arsyeja që qeveria i dëboi dhe qeveritë e tjera refuzuan t’i pranonin, ndërsa bën thirrje që Shqipëria ta marrë seriozisht kërcënimin.

“Shpresojmë që qeveria shqiptare të korrigjojë gabimin e saj në pritjen e këtyre terroristëve. MEK organizatë terroriste”, ka thënë ai.

Kujtojmë se mëngjesit e ditës së djeshme Policia e Shtetit zhvilloi një aksion në kampin e MEK, në Manëz, ku u shoqërua me tensione të forta dhe kundërshti të iranianëve për të zhvilluar kontrollet./BW

 

Fraksion.com