Arbana ndan fotot mahnitëse pas dasmës
Tani është koha për relax e për të shijuar kohën së bashku! Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë nisur muajin e mjaltit dhe nuk janë larguar nga Italia, aty ku kryen ceremoninë e dasmës.
Çifti ka zgjedhur qetësinë, e kanë vendosur që muajin e mjaltit ta kalojnë në malet Dolomite, të njohura edhe si Alpet Dolomite, të cilat janë një varg malesh në Italinë verilindore. Ato formojnë pjesë të Alpeve Jugore Gëlqerore dhe shtrihen nga lumi Adige në perëndim deri në Luginën e Piave në lindje.
Sot Arbana ka postuar disa foto nga Lago Montagnoli a Madonna di Campiglio.
“E pabesueshme”, shkruan moderatorja për pamjen që ofron ky vend.
Mes fotove ajo ka postuar edhe një me Edin ku shfaqen të përqafuar dhe shumë të lumtur pas dasmës madhështore.
Kujtojmë se dasma e tyre u zhvillua në 17 Qershor në Toskana. Arbana dhe Eduarti vendosën që ditën më të rëndësishme të tyre ta mbanin private, duke mos lejuar asnjë të ftuar që të postonte foto apo video në rrjetet sociale. Por, dy ditë më pas ishte vetë Arbana ajo e cila ndau me publikun disa pjesëza të ceremonisë, që nga arredimi e deri tek personat që e ndihmuan të realizonte një natë magjike.
Por, ende nuk kemi parë Arbanën nuse….Jemi në pritje të fotove të tjera nga dasma!
Fraksion.com