Detajet/ Policia zbarkoi për kontrolle dhe tentoi të bllokonte dokumente, por hasi në rezistencën e muxhahedinëve, si ndodhi përplasja në kampin Ashraf
Të tjera detaje zbardhen në lidhje me kontrollet e ushtruara në kampin e muxhahedinëve sot në Manzë, ku pati përplasje të ashpra mes policisë dhe anëtarëve të opozitës iraniane.
Teksa MEK flet për dy viktima, policia mohon që brenda kampit të ketë të vrarë, ndërsa thuhet se 36 persona kanë mbetur të plagosur.
Në një lidhje telefonike për News24, gazetarja Klodiana Lala raportoi se anëtarët e kampit kanë bërë rezistencë kur policia ka mësuar për kontrolle në këtë qendër, në kuadër të një aksioni kundër sulmeve kibernetike.
Thuhet se janë lëshuar 70 urdhër-arreste, ndërkohë që kontrollet sot u ushtruan me urdhër të SPAK.
Fraksion.com