AktualitetTë fundit

Shihni këtu notën tuaj: Publikohen rezultatet e provimit Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Ndërsa sot Matura Shtetërore 2023 zhvillon provimin e fundit, atë të lëndëve me Zgjedhje, ditën e dielë janë bërë publike edhe rezultatet e maturantëve në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta, janë më shumë se vitin e kaluar. Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.

Konkretisht, janë 1591 nxënës që janë vlerësuar me notën 10 e nga këta, vetëm 15 kanë arritur të marrin 10 absolute. Nga ana tjetër, janë 1602 maturantë mbetës, të vlerësuar me notën 4.

Linku ku mund të shikoni notën

Në 7 qershor, rreth 30 mijë maturantë zhvilluam provimin e dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Një risi e maturës së këtij vitit është edhe heqja e fletë përgjigjeve të provimeve, dhe ndryshe nga vitet e mëparshme, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit.

Edhe këtë vit, dështuan rregullat e vendosura nga Ministria e Arsimit, pasi teza u shpërnda në rrjetet sociale.

Maturantët kanë edhe një test për të zhvilluar. Këtë të hënë në 19 qershor, ata do të testohen në lëndën me zgjedhje.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com