AktualitetBota+Të fundit

Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë

Mbyllja gjatë Coronës vetëm i shtyu sëmundjet tipike të fëmijëve, sipas ekspertëve. Tani ato po rikthehen sërish me shifra të larta, sepse sistemi imunitar nuk ka mësuar luftimin e disa viruseve.

Shifrat e të sëmurëve me fruth me shifra rekord

Gjatë pandemisë së Coronës rënien më të madhe e shënoi sëmundja e fruthit për fëmijët. Përqindja e infeksionit në vitin 2021 për fëmijët deri në moshën 14 vjeç ishte rreth 92% më e ulët se në vitin 2019. Edhë sëmundje të tjera karakteristike për të miturit si lija e dhenve apo zgjebës shënuan një rënie të madhe. Ndërkohë shifrat e të sëmurëve me fruth, sipas, Plötze kanë shënuar këto muaj shifra rekord. “Sistemi imunitar e ka humbur aftësinë e kundërverprimit ndaj disa viruseve”, thekson Plötze. Ai këshillon prindërit të vaksinojnë plotësisht fëmijët e tye, sipas rekomandimit të Komisionit të Përhershëm, STIKO.

Sipas ekspertit shëndetësor, nëse ndodh të ketë një pandemi tjetër, politika duhet të mendojë, se si duhet vepruar me fëmijët. Duhet verifikuar, nëse përfitimi nga lokdauni është më i madh apo pasojat negative të mbylljes së shkollave dhe masat e izolimit janë më të rëndat për fëmijët./dw

 

Fraksion.com