AktualitetBota+Të fundit

Pamje tmerri: Vret ish-bashkëshorten dhe babain e saj në mes të rrugës

Një 25-vjeçar i quajtur Mertcan Köse në Gaziantep ka vrarë ish-gruan e tij Bilge Kaya dhe babain e saj, Ertuğrul Kaya pasi i ndoqi me automjet dhe iu zuri pritë në mes të rrugës.

Pamjet e rënda të sulmit të armatosur u shpërndanë në rrjetet sociale dhe mediat turke. Incidenti ndodhi në distriktin Atakent të rrethit Şehitkamil mesditën e së premtes.

Dyshohet se Mertcan Köse (25) ndoqi automjetin me ish-bashkëshorten Bilge Kaya, 25 vjeçe dhe vjehrrin e tij Ertuğrul Kaya, 47 vjeç pasi në gjykatë u firmosën firmat e fundit për kujdestarinë e fëmijës së tyre pas divorcit.

Siç bëhet e ditur më tej, Köse, i cili ndaloi automjetin pas një periudhe ndjekjeje, qëlloi disa herë me armë gjahu në drejtim të ish-bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.

 

Fraksion.com