Mungoi në dasmën e tyre, Luizi tregon “merakun” që i ngeli nga dasma e Arbanës dhe Eduardit
Mbrëmjen e djeshme Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma u organizua në Toskana dhe ishte shumë private e me pak të ftuar.
Ra në sy fakti që Luizi nuk ishte në dasmë. Ai ndodhet në SHBA ku po mban disa koncerte e prej andej i ka dhënë një mesazh çiftit.
Ai ka publikuar një video ku thotë: “I vetmi merak që më ngeli që nuk jam te dasma e Arbanës dhe Eduartit është ai momenti kur tu thonë “A do ti Arbana ta marrësh Eduardin për burrin tënd?” Dhe fillon tën-tën…deri në gusht”. Krah videos ka shkruar “Publiku ka vendosur që ju të trashëgoheni”.
Fraksion.com