Life StyleTë fundit

Mbajti dasmën “Top sekret”, reagon Arbana Osmani

Dy ditë më parë Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorzëuan dashurinë e tyre në martesë në Itali. Ajo kishte vetëm një rregull për të gjithë të ftuarit, ‘asnjë foto në rrjetet sociale’. E kështu ndodhi.

Kur kanë kaluar 2 ditë, ende nuk kemi asnjë foto të Arbanës si nuse apo të atmosferës. Tashmë është koha e Arbanës të flasë. Ajo falënderon të gjithë të pranishmit në ceremoni dhe ata që e uruan.

Mesazhi i Arbanës:

“Pak ditë më parë, në një ceremoni private vetëm me njërëzit tanë me të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë.

E pakursyer ka qenë edhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka që kanë bërë”- shkruan moderatorja.

Fraksion.com