KFOR-i vë barrikadë në hyrje të Leposaviçit, nuk lejon Njësinë Speciale të Kosovës të kalojë
KFOR-i ka vendosur këtë të hënë barrikada në hyrje të Leposaviçit duke penguar Njësinë Speciale të Kosovës të hyjë.
KFOR-i ka vendosur barrikadën tek baza në zonën e quajtur ‘Nothing Hill’.
Ushtarët e KFOR-it po pyesin të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për rolin e tyre por që të njëjtat deri më tani nuk po i lejon të futen në Leposaviq dhe në pikat kufitare.
Burime për Indeksonline bëjnë me dije se është njoftuar edhe kryeministri Kurti.
Fraksion.com