Fustani që Arbana Osmani veshi në dasmën e saj
Mbrëmjen e djeshme Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma u organizua në Toskana dhe ishte shumë private e me pak të ftuar. Çifti ka vendosur ta mbajë larg vëmendjes mediatike, duke mos lejuar që të ftuarit të zbulojnë detaje nga ceremonia.
Një nga kuriozitet më të mëdha të njerëzve është padyshim fustani që ka veshur moderatorja. Arbana thuhet se ka zgjedhur për ditën e saj speciale, një fustan nga Zuhair Murad, stilisti i famshëm i yjeve botërore. Ky stilist ka veshur personazhe si Adriana Lima, Halle Berry apo Jennifer Lopez, me këtë të fundit që ka veshur edhe në një prej filmave të saj, pikërisht një fustan nusërie.
Sipas “News31”, Arbana ka zgjedhur një prej fustaneve nga koleksioni i fundit i Murad dhe është pikërisht ky model:
Fraksion.com