Life StyleTë fundit

Einxhel s’është pjesë e ekranit shqiptar, por partneri i saj po! Ja reagimi i saj

Einxhel Shkira me të vërtetë nuk është më në ekranet shqiptare si moderatore, mirëpo e ka lënë një ‘zëvendësues’. Bëhet fjalë për Dj Dagz, i cili po shihet shumë shpesh në emisione të ndryshme, si i ftuar.

E mesa duket Einxhel ka vendosur që t’ia lërë Dagzit momentin e famës. Ajo ka postuar një foto në ‘Instastory’ ku shihet duke bërë selfie me Dagzin që shfaqet në televizion.

‘Suportuesja numër 1. Ia kam lënë burrit stafetën televizive’- shkruan Einxhel.

Kujtojmë se Dagz vijon angazhimet në muzikë, ndërsa Einxhel s’ka bërë të ditur nëse do rikthehet në ekran me projekte të reja. Djali i vogël, Trev, ka marrë gjithë vëmendjen e mamit këto kohë, pasi ka nevojë për përkujdesje.

 

Fraksion.com