Anulimi i seancës me drejtuesen e SHISH, Salianji: A ka vizituar Beogradin gjatë kohës kur ishte drejtuese e SHISH
Raportimi i parë i Vlora Hysenit në Komisionin e Sigurisë si kryetare e SHISH e thirrur nga opozita për veriun e Kosovës, nuk ka qenë sipas pritshmërive. Komisioni i Sigurisë nisi me një debat të ashpër të deputetit të PD-së, Ervin Salianji dhe kryetarit të komisionit, Nasip Naço. Debatet, që agravuan edhe në ofeza personale, nisën me pretekstin e dyerve të mbyllura.
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji pas anulimit të seancës në Komisionin e Sigurisë ku pritej të raportonte Vlora Hyseni u shpreh se ai kishte disa pyetje për kryetaren e SHISH.
‘Nëse ka pasur shkarkim nga shërbimet e inteligjencës në Kosovë pasi është lidhur me serbët. A ka pasur para gjatë apo në kohën kur ushtronin detyrën si drejtues e SHISH në Beograd siç është raportuar.
Shqetësimi i tretë ka të bëjë më masakrimin SHISH duke larguan profesionistët dhe duke e mbushur me militantë. Ka pasur mungesë bashkëpunimi të SHISH me SHIK.’- tha Salianji.
Fraksion.com