Life StyleTë fundit

A ekziston një konkurrencë mes Kiarës dhe Borës? Ja çfarë thotë Olsa Muhameti

Ato kanë qenë padyshim dy nga personazhet më të komentuara të edicioneve të para të “Big Brother VIP”. Edhe pse me histori krejt të ndryshme Bora Zemani dhe Kiara Tito, respektivisht në edicionin e parë dhe të dytë të formatit, janë kthyer në kryefjalë.

Fakti që vëmendja është mbi to bën që në rrjet të projektohet një konkurrencë që ndoshta edhe nuk ekziston në të vërtetë.

Autorja Olsa Muhameti e cila ka punuar me të dyja së fundmi në një intervistë për “Mos i bjer me Top”, ka ndarë më shumë detaje rreth “Kepit të Vipave” duke folur në lidhje me Kiarën dhe se si ka qenë bashkëpunimi me të.

“Mendoj se Kiara është një gocë e re, që ka qenë pjesë e Top Channel, e do shumë mendoj punën që bën. Nga ana tjetër mendoj është personazh i freskët, që i shkon “Kepit të Vipave”, është aktualisht një nga personazhet më të rëndësishme në showbiz, dhe pse jo mos të ishte pjesë e Kepit.”- tha ajo.

E pyetur nga Ronaldo se “ndihet një “luftë” mes Kiarës dhe Borës, si ndihesh që njërën e ke në një anë, e tjetrën në një anë tjetër?”, Olsa tha:

“Unë nuk futem te kjo pjesë, nuk komentoj as Big-un e as showbiz-in.”

 

Fraksion.com