AktualitetTë fundit

Reagon për herë të parë vajza e skandalit erotik në video me Safet Gjicin: Ja e vërteta!

Ka folur për herë të parë Alma.K, vajza e cila një ditë më doli në video intime me kryetarin e bashkisë Kukës Safet Gjicin.

Ajo ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Po ashtu vajza në fjalë sqaroi se me ish-kryetarin Safet Gjici ka pasur një raport intim prej kohësh.

Alma.K ka treguar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë. Po ashtu ajo hedh poshtë akuzat se gjithçka ka qënë e stisur apo e futur nga dikush tjeter për të kryer filmime apo për ta shantazhur Safet Gjicin, citon Oranews.

Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarime para hetuesëve të policisë apo SPAK, Alma nuk preferoi tu përgjigjej por tha se ka pajtuar një juristë e cila po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

Ajo nuk ka komentuar videon e regjistruar, por nga biseda lihet të nënkuptuar se video ishte publikuar nga një person i tretë.

 

Fraksion.com