AktualitetRajoniTë fundit

Ndeshja Shqipëri-Moldavi/ Gol i dytë dhe festë me shqiponjë, Bajrami mbyll “llogaritë”

Shqipëri 2-0 Moldavi

Shqipëria dhe Moldavia do sfidojnë njëra tjetrën në orën 20.45, në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2024. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Të dy trajnerët kanë vendosur për titullarët, të cilët do zbresin në fushë, në “Air Albania”.

Kuqezinjtë e Silvinjos vijnë në këtë takim pas humbjes me Poloninë në ndeshjen e parë. Në krahun tjetër, moldavët kanë marrë dy pikë në dy ndeshje.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Bare, Asani, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi

 

 

Moldavia: Railean, Posmac, Mudrac, Craciun, Reabciuk, Bagolo, Revenco, Rata, Motpan, Damascan, Nicolaescu

Minutë pas minute:

76- Gool. Nedim Bajrami. Dyfishohen shifrat, trajneri Silvinjo merr frymë lirisht!

75- Minutat e fundit. Lojë e qetë, kuqezinjtë administrojnë rezultatin.

62- Uzuni gabon nga fare pranë portës, pas një krosimi të Hysaj. Gjithsesi, u konsiderua Offside.

51- Gool. Jasir Asani realizon ndaj Moldavisë. Zhbllokohet takimi.

46- Nis pjesa e dytë!

45- Mbyllen 45 minutat e para.

41- Bajrami merr përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi. Mesfushori gjuan jashtë, sërish pa shënjestër!

21- Shtyllë Cikalleshi, i pafat lojtari shqiptar. Shqipëria pranë golit, pas një një silure me të majtën të sulmuesit!

17- Tenton Uzuni nga distanca, topi shkon shumë larg portës. Rast i shpërdoruar.

8- Kuqezinjtë kërkues në minutat e para, e gjithë Moldavia e kthyer mbrapa.

7- Faull për Shqipërinë, provoi Nedim Bajrami, por sfera u ndal nga muri.

1- Nis ndeshja.

 

Fraksion.com