Veprime arbitrare ndaj një shtetasi, pezullohet oficeri i Policisë në Tiranë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (rajoni Tiranë), pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masat “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për punonjësin e policisë N. C., 33 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Kallëzimi i rremë”.
AMP njoftoi se ky punonjës policie, në mosrespektim të atributeve për shkak të funksionit organik, 2 dhjetorin e vitit të kaluar kreu shoqërimin pa arsye të ligjshme të shtetasit Z. Z., të cilin gjatë kohës së qëndrimit në ambientet e Komisariatit, e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Gjithashtu, për të manipuluar veprimet e kryera prej tij, ky punonjës policie ka depozituar kallëzim penal ndaj këtij shtetasi për “Kundërshtim të punonjësit të policisë”.
Fraksion.com