AktualitetPolitikëTë fundit

“Paratë nuk mbajnë erë, por ai që i ka po”, Orban flet për investime: Kemi pasur investitorë që nuk e kanë respektuar Hungarinë, nuk do të ndodhë në Shqipëri

Kryeministri hungarez, Viktor Orban në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se Hungaria ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë.

I ndalur tek integrimi, Orban u shpreh kritik ndaj BE duke thënë se ka ecur me ritme të ngadalta sa i përket procesit të zgjerimit.

Gjithashtu ai komentoi edhe investimet, duke thënë se Hungaria ka vuajtur nga investitorë që nuk e respektojnë vendin.

“Nuk jam në gjendje të përmend një vend Europian që ka rezerva në rritje. Rezervat e rritjes janë në Ballkan. Vitet e fundit Europa po pëson një rënie ekonomike dhe kjo mund të parandalohet nëse bashkohemi të gjithë. Është e papranueshme dhe e turpshme se sa ngadalë po ecën procesi i zgjerimit të BE. Shqipëria ka duruar 13 vite për të arritur deri në fillimin e negociatave. Mendoj se vetëm Gjermania do të ngelet në 10 vendet e zhvilluara të botës. Nëse BE do të ecë me këtë ritëm të ngadalë që do të jetë vetëvrasës, nuk  e di si do t’ja bëjë Europa në të ardhmen. Ne mbështesim integrimin e Shqipërisë.

 

 

Para siç thonin romakët e lashtë paraja nuk mban erë, po i zoti i atyre parave mban erë. Pra mund të ketë edhe investitorë që nuk e respektojnë vendin dhe ne kemi pasur. Kemi vuajtur nga kjo sjellje. Dhe besoj se firmat hungareze që sillen në Shqipëri do të jenë respektuese ndaj këtij vendi. Firmat, ndërmarrjet hungareze që do të vijnë në Shqipëri nuk do të sillen kurrë në këtë mënyrë. Do të jenë gjithmonë respektuese ndaj vendit, ndaj ligjit, nevojave të këtij vendi. Do t’ju falënderoja shumë për mundësinë që na jepni për bashkëpunim, pavarësisht se jemi ne që sjellim kapitalin”, tha ndër të tjera Orban, duke shtuar: “Mendoj se çështja nuk është e thjesht për t’u theksuar. Nuk kemi një bindje të palëkundshme që zgjerimi i BE është i pashmangshëm. Nuk duhet të ulemi dhe të presim, por duhet punuar për këtë. Jemi të përkushtuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Shqipëria duhet të nxitojë të anëtarësohet. I kam mbështetur iniciativat që ka bërë Ram në të kaluarën dhe ato që do të bëjë në të ardhmen. Të gjitha ato koezione që arrijnë nga Europa në Shqipëri apo Hungari, të arrijë në atë nivel që mos të presim formalizimin e anëtarësimit, por të vijojmë atë punë për Shqipërinë”.

Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër foli për praninë e investitorëve hungarezë në Shqipëri.
“Kemi dy realitete shumë domethënëse. Kemi realitetin e investimit në telekomunikacion nga kompania 4IG e cila jo vetëm që ka ardhur në Shqipëri si një ofruese cilësore e një shërbimi që sot është kaq i lidhur me jetën e përditshme të qytetarëve, por po bën në Shqipëri një ristrukturim aq shumë të pritur dhe të nevojshëm të të gjithë tregut të telekomunikacionit me krijimin e një kompanie që është fryt i bashkëpunimit të dy kompanive të tjera që do të përmirësojë ofertën, do ta shëndoshë tregun dhe patjetër që do të sjellë dhe impakt të rëndësishëm në ekonomi. Realiteti tjetër është sektori bankar”, tha Rama.

 

Frarksion.com