Orban mbërrin për vizitë zyrtare në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore
Kryeministri Edi Rama priti sot me një ceremoni shtetërore Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në bulevardin pranë Kryeministrisë u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes e Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán,
Pas ekzekutimit të himneve të Shqipërisë dhe Hungarisë, Kryeministri Rama dhe homologu hungarez iu drejtuan selisë së Kryeministrisë për të zhvilluar takimin zyrtar.
Në vijim, në orën 10:30 pritet nënshkrimi i marrëveshjeve mes dy vendeve.
Konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Edi Rama me homologun e tij hungarez do të mbahet në orën 10:40.
Orbán publikoi në rrjetet sociale foto lidhur me vizitën e tij zyrtare në vendin tonë duke shkruar: ”Mbërritëm në Shqipëri, na presin negociata të rëndësishme”.
Fraksion.com