Lajçak: SHBA dhe BE kërkesë urgjente për uljen e tensioneve në Veri
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po merr pjesë në Forumin e Prespës, për mes një postimi në “Twitter” ka thënë se ka zhvilluar një bisedë të gjatë me Ali Ahmetin, kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Gjatë këtij takimi, Lajçak është ndalur edhe tek tensionet në Veri të Kosovës.
“Folëm për situatën në veri të Kosovës dhe nevojën urgjente për hapa për uljen e tensioneve në përputhje me kërkesat SHBA-së dhe BE-së”, ka shkruar Lajçak.
Fraksion.com