AktualitetKosovaTë fundit

Rrëmbimi i policëve, Kurti: Fola me Hovenier dhe Escobar, Serbia po cenon sovranitetin territorial

Kryeministri Albin Kurti është prononcuar për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ku ka thënë  se rrëmbimi i tre policëve në territorin e Kosovës nga njësitet speciale ushtarake të Serbisë përbën agresion ndaj shtetit demokratik të Kosovës.

Ai është shprehur se ditën e djeshme ka komunikuar edhe me Hovenier dhe Escobar, të cilëve u ka thënë që KFOR-i të sjellë informacion para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, por ende nuk ka asnjë informacion.

“Mbrëmë kam pasur diskutime në telefon me Jeff Hovenier dhe Gabriel Escobar iu kam thënë që pres që KFOR-i të sjellë informacion para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, por asnjë informacion. Ne sot kemi shkruar vetëm me informacionet e Policisë se Kosovë e që janë të vërteta. Serbia thotë që ka arrestuar policët por është përpjekje për ta deformuar kidnapimin. Është cënim i sovranitetit territorial.”- tha Kurti.

 

Fraksion.com