AktualitetKosovaPolitikëTë fundit

Rrëmbimi i 3 efektivëve të Policisë së Kosovës, presidenti Begaj thirrje ndërkombëtarëve për ndërhyrje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dënuar aktin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Presidenti thekson se ky është akt i rëndë, që rrezikon destabilizimin jo vetëm të Kosovës, por të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në Facebook-un e tij, Begaj u bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë menjëherë dhe situata të tilla mos të përsëriten. Nga ana tjetër ai ka një thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës, duke u kërkuar të mos bien pre e provokimeve.

“Rrëmbimi i 3 efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit. E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme. Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, shkruan Presidenti Begaj.

 

Fraksion.com