AktualitetKosovaTë fundit

Lirohen tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga Serbia, ja informacionet e para

Lirohen  nga paraburgimi tre policët e Kosovës, të cilën ishin marrë peng dje nga policia e Serbisë në territorin e Kosovës. Lajmi u konfirmua nga familjari i njërit prej policëve të arrestuar për gazetën Nacionale.

“Sapo janë liruar nga Gjykata Kushumlisë dhe janë duke ardhur në Kosovë”, ka thënë ai.

Rrëmbimi ka ndodhur në një moment tensioni mes Serbisë dhe Kosovës, pasi dy ditë më parë forcat e policisë së Kosovës arrestuan në Zveçan drejtuesin e grupimeve kriminale në veri të Serbisë.

Në 29 maj, grupe serbësh sulmuan policinë e Kosovës dhe forcat e KFOR që mbronin kryetarët shqiptarë të zgjedhur të 4 komunave pas zgjedhjeve që u bojkotuan nga serbët.

 

Fraksion.com