AktualitetKosovaTë fundit

Kosova shtrëngon kontrollet kufitare, Albin Kurti kërkon lirimin e tre policëve: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se Kosova ka shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë për shkak të sigurisë.

Në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Albin Kurti kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat speciale serbe. Kurti u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të ushtrojnë presion ndaj Serbisë teksa kritikoi KFOR-in për mos-reagimin zyrtar për atë çka ndodhi dje në veri.

“Sapo e përfunduam mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për shkak të agresionit të Serbisë që rrëmbeu tre zyrtarë të policisë brenda territorit të vendit tonë. Institucionet dhanë vlerësimin e tyre dhe propozime. Agresion ndaj shtetit tonë, hakmarrje ndaj policisë për arrestimet.

Për këto arsye e kanë rritur nivelin e sigurisë. Si hapë janë shtrënguar masat e sigurisë në kufi me serbinë. Rritje e kontrolleve kufitare, këtu përfshihen edhe ndalesat e qarkullimit.

Synimi është siguria e siguria fillon të kufijtë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policor. Kërkojmë nga faktorët ndërkombëtar të bëj presion ndaj Serbisë, ajo çka bën përshtypje është heshtja e ndërkombëtarëve“-tha Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

 

Fraksion.com