AktualitetBota+Të fundit

Jam ngacmuar seksualisht në parlament

Senatorja e pavarur Lidia Thorpe ka bërë një deklaratë në Senat duke detajuar akuzat e saj për sulm seksual kundër senatorit liberal David Van.

“Ishin prekje në mënyrë të papërshtatshme. Për mua, ishte sulm seksual“, tha Thorpe.

Van i mohoi akuzat ndaj tij ndërsa është kërkuar që të largohet nga dhoma e partisë Liberale. Van, duke u përgjigjur në Senat kritikoi Thorpe për përdorimin e privilegjit parlamentar për të bërë pretendimet. Ai kërkoi një hetim për akuzat e saj, me të cilat tha se do të bashkëpunonte.

Senatorja, Thorpe ka ngritur padinë ndaj senatorit liberal David Van përpara se të kthehej në dhomë disa orë më vonë për të tërhequr komentet në mënyrë që të respektonte urdhrat e Senatit, por duke njoftuar se do të bënte komente të mëtejshme të enjten. Pak pas mesditës, Thorpe pranoi se rregullat e Senatit nuk e lejojnë një senator të flasë për karakterin e një kolegu, por tha se në vend të kësaj ajo do të fliste për përvojat e saj. Thorpe nuk e përmendi emrin Van në deklaratën e saj.

 

Fraksion.com