Dasma, Arbana Osmani sjell pamje nga Toskana
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të celebrojnë me martesë dashurinë e tyre këtë fundjavë, në Toskanë të Italisë.
Përgatitjet kishin filluar prej kohësh, por tashmë vetë Arbana është zhvendosur atje për prekjet e fundit të ceremonisë, që do të mbledhë të afërm, kolegë e miqtë e tyre më të mirë.
Moderatorja ka publikuar sot në llogarinë e saj një foto nga Toskana, ku shfaqet me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
Madje, nuk munguan as disa pamje të këndshme të vendit në InstaStory.
Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e qindra të ftuarve. Menyja do t’i besohet restorantit italian, çfarë do të sjellë me gjasa një menu vendase. Megjithatë, e gjithë skuadra për nusen do të vijë nga Shqipëria.
Fustani, aksesorët, grimieri dhe gjithçka tjetër do të udhëtojnë me Arbanën dhe Eduartin.
Bruno dhe Klajdi do të jenë në skenë, por këtë herë do t’u bashkohet edhe Flor Mumajesi. Për të celebruar dashurinë e dyshes, do të jetë edhe Ylli Limani, një nga artistët e preferuar të Arbanës.
Me gjasa nuk do të mungojnë as disa nga yjet e “Big Brother”-it.
Fraksion.com