AktualitetKosovaPolitikëTë fundit

Meta përshëndet fjalimin e Osmanit në PE: Qëndrim dinjitoz, përkushtimi i Kosovës për demokracinë, shembull frymëzues në rajon

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përshëndeti sot qëndrimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Parlamentin Europian.

“E përshëndes qëndrimin dinjitoz dhe mbështes plotësisht mesazhet shumë të rëndësishme të shprehura sot në Parlamentin Europian nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e para kryetare shteti pas shpalljes së Pavarësisë që i adresohet këtij institucioni të lartë europian”, u shpreh Meta.

Meta, më tej theksoi se përkushtimi i Kosovës për demokraci, sundim të ligjit dhe respektim të të drejtave të njeriut dhe pakicave, si tri shtylla themelore mbi të cilat qëndron Europa e bashkuar, është shembull frymëzues në rajon.

Presidentja Vjosa Osmani iu adresua sot sesionit plenar të Parlamentit Evropian, ku përmendi fjalët emblematike të presidentit historik, Ibrahim Rugova “Liri, Pavarësi, Demokraci”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com