AktualitetRajoniTë fundit

Mbytja e anijes me 400 emigrantë në brigjet helene, gjenden 59 trupa të pajetë

Trupat e 59 emigrantëve u gjetën nga anija e mbytur në Pylos, Greqi,  në ujërat ndërkombëtare, sipas zyrtarëve të Rojës Bregdetare.

Hetimet nga Roja Bregdetare janë në ende në vijim, ndërkohë që sipas informacioneve skafi i peshkimit i përmbysur është 30 metra i gjatë dhe mbante të paktën 400 emigrantë.

Gjithsej 104 emigrantë janë shpëtuar deri më tani.

Ata janë marrë nga EKAV dhe po transportohen me helikopter në spitalin e Kalamatës me hipotermi. Ndërkohë 100 të tjerët janë transferuar në portin e Kalamatës.

 

 

Anija e peshkimit kishte lundruar nga Libi sipas informacioneve të para të autoriteteve, ndërsa autoritetet greke u njoftuan nga ato italiane.

 

Fraksion.com